La Italinë për Shqipërinë dhe Beniada u bë shumë shpejt një nga banorët më të dashura brenda shtëpisë së famshme “Big Brother VIP”.
Një nga gjërat që e bën publikun ta adhurojë është edhe theksi i saj i shqipes që jo rrallë herë ka bërë gafa.
Në rrjete sociale së fundmi po bën xhiron e rrjetit një video, ku shfaqet Beniada e cila mundohet të theksojë emrin e Yll Limanit, por që i thotë “Ydhi Dhimani”.
Kjo video nuk i ka munguar as Yllit i cili ka postuar videon në llogarinë e tij në Instagram ku shkruan me humor, “Prej sot emrin e kom Ydhi Dhimani”.
Një gafë e tillë e lezetshme nuk është hera e parë që Beniada ka bërë. Ajo kishte ngatërruar edhe emrin e Butrint Imerit gjë e cila u prit me shumë humor nga artisti.
Lexoni të plotë artikullin e mëposhtëm. /Prive.al
Beniada i ngatërroi emrin disa herë, reagon Butrint Imeri