Falsifikonte dokumente, arrestohet vëllai i ish-banores së “Big Brother VIP”

By

Vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj është arrestuar nga policia e shtetit. Henri Haxhiraj ra në prangat e policisë ditën e djeshme nga policia e Lezhës, së bashku me 3 persona të tjerë.

Ata akuzohen se janë pjesë e një rrjeti që shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara. “GazetaShqip” raporton se Henri Haxhiraj është vëllai i këngëtares dhe ish-banores së Big Brother VIP, Sheila Haxhiraj.

Haxhiraj së bashku me të arrestuarit e tjerë kanë përfituar shuma të ndryshme monetare që variojnë nga 500-300.000 euro nga shtetas të huaj të cilët binin pre e mashtrimit të këtij grupi.

Gjatë operacionit u zbulua një laborator që dyshohet se shërbente për prodhimin e dokumenteve të huaja të identifikimit, të dyshuara të falsifikuara, dhe një ambient ku ushtrohej aktivitetit i dyshuar i mashtrimit kompjuterik, ndaj shtetasve të huaj.

Artikuj të ngjashëm