Ardhja në Prishtinë për koncert bëri që Elvana Gjata të jetë protagoniste e edicionit përmbyllës së sezonit të Prive.
Gazetari Vlorijan Halili ishte në ambientet e hotelit ku po qëndronte këngëtarja për një intervistë mbi karrierën dhe jo vetëm.
Elvana nuk shpëtoi pa u pyetur mbi unazën me diamantë që bëri lajm pikërisht ditën e koncertit.
Në siklet, këngëtarja e njohur iu shmang përgjigjes duke i rënë nga Kina por duke e konfirmuar se për aq kohë sa nuk e tregoi haptazi, bëhet fjalë për diçka më sekrete.
Ndiqeni të plotë momentin e pyetjes në videon e mëposhtme nga minuta 7:20.