Urimi i Bleros për personin më me vlerë për të!

By

Ndryshe nga e kaluara kur fytyrat tona publike, janë munduar që anëtarët e familjes të mos i ekzpozojnë aq shumë në publik, sot në kohën që flasim kjo gjë ka ndryshuar.

E nga ajo mbyllja hermetike që janë munduar ta krijojnë, tashmë ajo më nuk është prezente, e sidomos kur bëhet fjalë për ndonjë datë të vecantë familjare, ata nuk hezitojnë aspak ta ndajnë me të tjerët.

Si rast i tillë sot është edhe ai i Bleros, vëllau i të cilit feston sot ditën e lindjes, ku edhe urimi nga këngëtari për të nuk kishte si të mungonte.

‘Edhe pse u rrite, u bone burr me plot kuptimin e fjales. Ti do te mbetesh gjithmon vellau im i vogel dhe njeri ma me veler per mua !!! Une skam as fjal me te pershkru si njeri qe je dhe cka perfaqson dhe jep shembull. Te don vllau yt pa mas. Uroj ti besh 100 pranvera te shendosha vllau im i dashtun .’- shkruan Blero në njërën nga llogaritë e tija sociale, ky edhe gjatë këtij urimi mund ta shohim se sa shumë vlerë dhe influencë personi në fjalë ka në jetën e këngëtarit./Prive.al/

blero

Artikuj të ngjashëm