Një imazh që publikoi në Instagram, u bë mollë sherri në mesin e komentuesve të saj, që e kryqëuzuan modelen e njohur shqiptare.
Emina Çunmulaj u shfaq tejet e dashuruar në krahët e bashkëshortit Sam Nazarian, por një gjest i tillë shumë intim i mërziti ndjekësit e saj, që shpërthyen me komente.
“Hala ma palidhje foto s’kam pa”, ishte njëri ndër komentet kritikuese për Eminën, në mesin e shumë të tjerëve.
Por modelka në një postim në Instastory, ka reaguar duke thënë se është hall të të dojë burri, hall mos të të dojë.
“Për ato që plasën në veti duke e shiku burrin tek mi kapë të mrapmet, MË VJEN KEEEQQQ”, shprehet ajo duke ironizuar.
Përndryshe, në ditën e Shën Valentinit ajo ka marrë një surprizë të madhe nga bashkëshorti, i cili ia ka dekoruar deri në detajin e fundit dhomën e saj të ndejës me balona e lule të kuqe.
Çifti ka 3 vjet që janë martuar dhe kanë një vajzë Ellan, e po presin t’iu vijë në jetë fëmija i dytë. /Prive.al