Roberti dhe Morena Taraku bëjnë ndërhyrje estetike në të njëjtin vend? (FOTO)

By

Pak ditë më parë këngëtari Robert Berisha, nxiti plot komente në rrjete sociale pasi kishte publikuar një fotografi duke bërë një ndërhyrje estetike në një klinikë në Zvicër.

Ndërsa tani, pak ditë më pas, edhe kolegia e tij, Morena Taraku ka vendosur që të shkojë në po të njëjtin vend, por duke mos publikuar fotografi gjatë ndërhyrjes.

Roberti ishte transparent në këtë aspekt, dhe s’pati asgjë për të fshehur duke e treguar qartazi që është një burrë që ka vendosur të kujdeset për pamjen e tij të jashtme.

Nga kjo studio të cilën ka zgjedhur Roberti, pronarja ka publikuar fotografi edhe me Tarakun, e cila që nga koha kur u zgjodh Miss Kosova në vitin 2008 e deri më tash, ka ndryshuar goxha shumë në pamje, e sidomos tek pjesa e buzëve. /Prive.al

@morenataraku ❤️?Bae

A post shared by ??? LilVlora (@beauty_lil_studio) on

Artikuj të ngjashëm