Publikohet video: Fero përfshihet në rrahje të ashpër në Mitrovicë

By

Reperi Fero është përfshirë në një tjetër rrahje.

Burime të Prive.al kanë rrëfyer se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 mbrëmjen që lamë pas në një prej lokaleve ku reperi ka performuar në qytetin e Mitrovicës.

Fero është përfshirë në përleshjen e ashpër me të paktën tre persona të tjerë për arsye që deri tani mbeten të panjohura.

Tashmë, në rrjete sociale po qarkullone dhe një video e momenteve të rrahjes ku shihet reperi me sigurimin e tij teksa sulmon me grushta e shqelma rivalët.

Një zhvillim i tillë vjen vetëm pak orë para publikimit të këngës së tij më të re. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm