Bashkë për herë të parë i pamë në Redbull Sound Clash, e kimia artistike mes Dhurata Dorës dhe Azet befasoi të gjithë, prandaj nuk do vononte dhe një projekt origjinal mes tyre.
Kështu edhe ndodhi mbrëmë kur “Lass Los” dha premierën e saj në YouTube, një minutë para mesnate.
Në këtë produksion dy artistët këndojnë në gjuhë gjermane, duke bërë që edhe Dhurata të përfshihet në diskografinë e muzikës atje.
Dora u rrit në Gjermani, dhe duket se po vendit që e rriti po i jep pak nga arti i saj i cili gjithmonë është pëlqyer nga shqiptarët./Prive.al