PUBLIKOHET: Genci e Eni sjellin këngën “Vetëm ti” (VIDEO)

By

U përfol e u përfol se dyshja e famshme prej artistwsh, Genc Prelvukaj e Eni Koçi, janë në një lidhje dashurie.

Prive ishte e para që raportoi ndërsa dyshja nuk e pohoi asnjëherë lidhjen, përveç që i uronin njëri tjetrit ditëlindjen në mënyrë të veçantë e u panë duke u përqafuar diku në Tiranë.
Ndërsa tani ata kanë ndërmarrë një hap, duke publikuar një këngë së bashku.

Nga të gjitha bashkëpunimet që solli Genci këtë vit. Po mungonte një me Enin. Dhe kënga që ata kanë lansuar sot, s’kishte se si të ishte ndryshe përpos një tekst me vargje dashurie.

“Vetëm ti je” është një këngë kushtuar dashurisë, ndërsa Genci në një pjesë të tekstit thotë: “në lidhje jena, më single nuk kthena”, që lë të nënkuptohet se po e shijon në maksimum lidhjen em Enin. /Priv.al

Artikuj të ngjashëm