Kujt i tha Klajdi ‘të paça gjithë jetën’? (FOTO)

By

“Nuk të dua dot më pak” quhet kënga e fundit e Klajdi Harunit, me të cilën këngëtari u paraqit në festivalin Kënga Magjike.

Që nga ajo ditë, artisti shumë i pëlqyer nga Shqipëria, nuk solli projekte të reja muzikore.

Përveç kësaj, ai rrallë herë poston edhe në rrjete sociale por gjatë sezonit veror këngëtari është aktiv në koncerte bashkë me ekipin e tij.

Në mungesë të Flori Mumajesit, Klajdi shoqërohet nga Bruno dhe Mir Vathi – personi që qëndron prapa muzikës live të tij.

Dhe pikërisht Miri është ai të cilit Klajdi i tha “të paça gjithë jetë”.

Klajdi hyri në Instagram për ta uruar atë në ditëlindjen e tij dhe për t’i treguar se sa i rëndësishëm është ai me të, meqenëse janë bashkë në çdo udhëtim.

“Edhe 100 vite te lumtura e plot shendet djali ,u beme kaq vite bashke ne dite te mira e te keqija te paça gjithe jeten”, ka shkruar ai./Prive.al

Artikuj të ngjashëm