Dyshja më e komentuar e momentit Ledjana dhe Mevlani janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes.
Bashkë me autoren e programit, Olsën dhe stafin përcjellës të “Përputhen” ata kanë kaluar mbrëmjen në një prej resorteve.
Të pranishëm kanë qenë edhe Andi dhe Jasmina.
Në mesin e thashethemeve për ‘ftohje’ mes Mevlanit dhe Ledjanës, autorja Muhameti i ka ngacmuar duke u shprehur:
“Na kanë shkruajtur shumë publiku, pse i keni ndarë? Pse u ndatë si përfundim dhe pse u bashkuat?
Me shaka, Mevlani ia ka kthyer duke thënë se Olsa i ka “marrë me zor”.
Mesa duket raportet nuk janë ftohur mes dyshes dhe gjërat po shkojnë duke u konsoliduar në atë që shpresohet të jetë lidhje e vërtetë e dalë nga programi. /Prive.al