Pse u larguan nga muzika Shkumbini e Mimoza?! (Video)

By

Vite më parë videokasetat ishin më të shiturat e më të kërkuarat nga publiku. Në të shihnim të gjitha yjet e muzikës në një skenë të vetme.

Pjesë e saj për vite me radhë kanë qenë edhe këngëtarët Shkumbin Kryeziu e Mimoza Mustafa por me kalimin e viteve ata u shkëputën nga diskografia.

Këngëtarët e ‘Trena pa binarë’ ka kohë që nuk i kemi parë në ekran por e gjitha kjo ka ndodhur për shkak të disa obligimeve të tjera dhe ndryshimit të tregut.

Kryeziu për Prive tregoi se ata nuk kanë qenë të gatshëm të bëjnë kompromis dhe të këndojnë një zhanër tjetër siç e do tregu ynë.

Por pavarësisht kësaj që të dy do kthehen shumë shpejt. Mimoza do vie në bashkëpunim teksa Kryeziu ka kohë që punon në albumin e tij të radhës./Prive.al

Artikuj të ngjashëm