Pse Cozman nuk ishte me Tunën në VS Fashion Show ?!

By

Shpalosja e koleksionit të Valdrin Sahitit që si event u mbajt javën që po lëmë pas vazhdon akoma të komentohet.

Veshjet e mysafirëve e përshtypjet e tyre për ceremoninë ende po mbushin rrjetet sociale me postime e fotografi.

Një ndë emrat që u shfaq pas një periudhe relativisht të gjatë të mungesës në ekran ishte edhe Tuna.

Ajo në ceremoninë e mbajtur në periferi të kryeqytetit, ishte vetëm. Megjithatë, nëse mendoni se mungesa e të dashurit të Tunës ka të bëj me ndonjë krisje të sërishme në relacionin e dyshes, gaboheni.

Xhirimet e klipit të ri ‘Si dje’ ishin arsyeja që Cozy mungoi në eventin ku të pranishëm ishin emra nga Babastars si Skivi, Onat e Marshal Jungle.

Këtë Tuna e deklaroi për Prive ku mes tjerash shprehu edhe cilësimet e përshtypjet për dizejnatorin Sahiti. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm