Si fetar që njihet se është, reperi Gold AG edhe këtë vit si paraprakisht, anuloi çdo koncert përgjatë 30 ditëve të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Megjithatë, për këtë Ramazan, Ariani është dashur të mos e mbaj premtimin e dhënë jo për shkak të joshjes monetare por vetëm për qëllimin e pastër të humanizmit.
Përmes një postimi në Instagram, Gold AG ka njoftuar se nuk ka mundur t’i thotë jo ftesës për një koncert humanitar për Mushtishtin.
Në këtë koncert që mbahet nesër pa dyshim se nuk kanë se si të mungojnë bilbilat e Mushtishtit krahas edhe artistëve tjerë.
Goldi bashkë me Remzie Osmanin dhe Shyhrete Behlulin tashmë veç kanë marrë rrugë drejt Zvicrës ku edhe do zhvillohet mbrëmja humanitare. /Prive.al/