Këngëtarja Flaka Krelani, së fundmi ka publikuar këngën e saj të re “Slay”.
Mirëpo ajo që bëri ‘boom’, është paraqitja e saj në këtë klip. Përvec cilësive vokale në këngën e saj të re, Krelani vendosi që t’i japë “zjarr” edhe videospotit, duke ardhur më seksi se asnjëherë.
Por pse vendosi tani që ta bëjë këtë transformim në paraqitje?
“Ka qenë koha moti. Mirëpo tani u ndjeva ashtu dhe mendova se duhet të dukem jo ashtu”.
“Janë shumë të shpeshta komentet negative dhe unë jam e lumtur që emrin si Flakë jam tu e qu në amanet saktë e nuk po ia huqi. Normalisht që ka edhe ofendime, mirëpo si ofendimet si komplimentet unë i kam si armë timen personale”.
“I falënderoj ata që nalen e analizojnë, dhe komentojmë. Të gjitha kritikat për ne janë plus i madh. Mirëpo ofendimet e degradimet, hyjnë në një vesh e dalin nga tjetri”.