Javën që lamë pas, këngëtarja e aktorja amerikane Jennifer Lopez, u bë 50-të vjeçare.
Aktorja e shënoi këtë ngjarje me një festë të madhe ditëlindjeje në Majami, ku morën pjesë edhe Fat Joe e DJ Khalid dhe sigurisht, i fejuari i saj Alex Rodriguez.
Ndërsa tani ish lojtari i bejsbollit, ka zbukuar se dhurata që ia bëri nuses së tij të ardhshme, ishte shumë me rrezik ngaqë ajo tashmë ka gjithçka!
Kështu, Rodriguez mendoi “jashtë kutisë” dhe u tregua kreativ. Ai i bleu këngëtares një veturë Porsche, e cila kap vlerën prej 146,420 dollarësh dhe e personalizoi me emrin J LO.
Sidoqoftë ka një kriter që duhet përmbushur kur i dhuron dikujt një veturë dhe është se personi tjetër, duhet të jetë i gatshëm të vozisë, diçka që Lopez s’e ka bërë në më shumë se dy dekada.
“Ironia është se Jenniferit do i blejmë veturë, por ajo s’ka vozitur që 25 vjet”, ka thënë Rodriguez në një video të publikuar në Youtube së fundmi.