Pse bashkëshortja e Lorik Canës nuk foli shqip në filmin e tij?

By

Para pak javësh, Lorik Cana pati premierën e filmit të tij “LORIK”. Të pranishëm ishin shumë fytyra publike, ndër ta edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe ai i Shqipërisë Edi Rama.

Filmi tashmë është publikuar dhe shumë prej njerëzve e kanë parë.

Mirëpo, fansat patën një pyetje.

Bashkëshortja e ish-futbollistit, Monica, hyri në Instagram për të nisur pyetje/përgjigjje me ndjekësit e saj.

Njëri prej tyre e pyeti pse nuk foli shqip në këtë dokumentar dhe ajo u përgjigj kështu: “për të shprehur emocionet preferoj gjuhën time”.

Loriku dhe Monica janë të martuar dhe kanë një fëmijë bashkë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm