Mozzik del sërish në përkrahje të kësaj figure politike!

By

Shpeshherë pas asnjë ngurrim Mozzik ka treguar qartë pozicionin e tij sa i përket subjekteve politike në vend. Reperi ferizajas githnjë ka mbështetur PDK-në dhe figurat kryesore të saj.

Ai gjithashtu është takuar edhe me ish-liderët e kësaj partie i cili iu kishte bërë dhuratë edhe albumin e tij.

Kujtojmë se, në vitin 2020-të, ai ishte takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli teksa iu bëri dhuratë albumin “Mozzart” duke iu dhuruar edhe autografin e tij sipër albumit.

Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po mbahen në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Ndërkohë, Mozzik sot ka ndarë një fotografi në storie në Instagram të ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Imazhi i publikuar nga reperi, shfaq Kadri Veselin me veshje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm