Një ripostim i Dua Lipës në postimin viral me fakte se Kosova s’është e s’ka qenë ndonjëherë Serbi duket të mos i ketë pëlqyer këngëtares serbe Jelena Karleusa. Ajo, e nxitur nga ky postim i Duas i ka bërë asaj një apel publik.
Në një postim tendencioz dhe ironik Karleusa shkruan, “E dashur Dua Lipa, të duam këtu në Serbi. Ekstremizmi në asnjë mënyrë nuk është një përgjigje (ju e dini që udhëheqësi i Kosovës është në Hagë, duke u përballur me aktakuzë për krime lufte etj. Ju mund të gjeni njerëz shumë të këqij nga të dy palët)
Ju lutemi përdorni platformat tuaja sociale për të shkëmbyer dashuri, paqe dhe muzikë (dhe të ktheheni në Kosovë për të qenë me njerëzit tuaj). Dashuri për të gjithë njerëzit e mirë në të gjithë botën”.
Më tej edhe një këngëtar tjetër, pati një ‘mesazh’ për Dua Lipën. Slobo Radanovic në një postim në Twitter, shihet veshur me një bluzë ku shihej harta e kufijve të Kosovës me flamurin serb, ku shkruan:
“Vendoseni në abetare betejën e hidhur për Koshare, le të dinë nxënësit serb se ku ranë trimat”.
Pozdrav za @DUALIPA pic.twitter.com/AsbkI4Ni8d
— Sloba Radanovic (@SlobaRadanovic) July 18, 2020
Dua Lipa që po vazhdon promovimin e vendlindjes së saj pa shumë moskokëçarje nga komentet e përdoruesve dhe të famshmëve serb, postoi një fotografi legjendare të flamurit autokton të Shqipërisë së Madhe.
E duke qenë në dijeni të propagandës që bëjnë populli serb, as blogerja serbe Tamara Kalinić, nuk u kursye në komente shumë të panevojshme!
Ajo nën foton e artistes me famë botërore, Kalinic shkruan, “Kjo është shumë e panevojshme në një profil që ka të bëjë me muzikën…” /Prive.al