Dhurata Dora feston ditëlindjen: Ja sa vjeç bëhet!

By

Me shumë HITE mbi supe, Dhurata Dora padyshim hyn ndër këngëtaret më të njohura e më të dashura nga publiku shqiptar.

Edhe pse e re në moshë ajo arriti për pak kohë të depërtojë e të zërë një vend të rëndësishëm në skenën tonë muzikore.

Festat e fundvitit për Dhuratën kanë një kuptim edhe më të veçantë pasi që pikërisht sot këngëtarja feston ditëlindjen teksa mbush 24 vite.

E sot në vend se ajo të presë dhurata nga të tjerët ka vendosur që një gjë të tillë ta bëjë vetë duke sjellur kështu projektin e ri në bashkëpunim me Dj Geek të cilin ka vendosur ta titullojë ‘Ayo’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm