Prokuroria paraqet kërkesë për paraburgim ndaj Qëndrim Januzit

By

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka paraqitur kërkesë për paraburgim ndaj Qëndrim Januzit, i cili dyshohet për vrasjen e Gazmend Hysenit.

Kastriot Zenuni, avokat i të dyshuarit tha për Klan Kosova se prokuroria ka paraqitur kërkesën për paraburgim ndaj klientit të tij.

Zenuni tha se intervistimi i Januzit është bërë në Qendren Klinike dhe Universitare, ku edhe po trajtohet.

Ai theksoi se ende s’ka marrë ndonjë shkresë për caktimin e masës së paraburgimit, por pret që ta merr të hënën.

Policia ka njoftuar se i dyshuari Qëndrim Januzi është plagosur nga një zyrtar policor në detyrë i cili në ato momente ishte me rroba civile.

“I dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, i cili ka mbetur i vdekur. Një zyrtar policor në detyrë në rroba civile ka intervenuar dhe ka shtënë në drejtim të dyshuarit, ku i njëjti është plagosur”, thuhet në raportin e policisë.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në orët e para të së shtunës në rrugën ‘Rexhep Bislimi’, ka ndodhur një ngjarje e rëndë.

Në qytetin e Ferizajt, ku si pasojë e një përleshje ku u përdorë edhe armë zjarri, ka mbetur i vrarë 30-vjeçari Gazmend Hyseni, ndërsa mbeti i plagosur personi i dyshuar për vrasjen, Qëndrim Januzi.

Artikuj të ngjashëm