Projekte e miliona klikime, Getoar Selimi nis pushimet me Marinën

By

Brenda dy javësh, ka lansuar dy projekte të mëdha duke e nisur kështu verën me hite siç ka bërë gjithmonë.

Pas këngës me Flori Mumajesin, Getoar Selimi publikoi edhe një me kolegun e grupit të tij, Majkun e më pas, kohën ia rezervoi bashkëshortes.

Dyshja e njohur, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi kanë nisur pushimet e verës që tani, në një vend ekzotik.

Por lokacionin se ku ndodhen nuk e kanë bërë të ditur, por është Marina ajo që ka publikuar disa nga peizazhet mahnitëse të rivierës ku po pushon me bashkëshortin, me të cilin në dy muaj, mbush plot një vit martesë. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm