Producenti i njohur vlerëson Anxhelën në vend të parë

By

Festivali më i madh i këngës në kontinentin europian, Eurovision do të transmetohet ‘live’ nga skena e “Rotterdam Ahoy”, në Holandë, në orën 21:00

Garën do ta hapë Qipro dhe menjëherë më pas, performon Anxhela Peristeri, që përfaqëson këtë vit vendin tonë, me këngën “Karma”. 26 vende garojnë për çmimin e madh.

Ndërkohë, në faqen zyrtare të Eurosong-ut janë publikuar disa sondazhe nga artistë të ndryshëm, si dhe poll-et nga publiku.

Brian Malouf, një nga producentët më të njohur amerikanë, që ka punuar me Michael Jackson, Madonna, Selena Gomez, Miley Cyrus dhe artistë të tjerë me famë botërore ka dëgjuar të gjithë finalistët dhe ka dhënë vlerësimin e tij profesional. TOP 10-shen e tij e kryeson Shqipëria. “Kënga është përrallore, produksioni është përrallor, e dua! Do të më pëlqente ta dëgjoja në një duet me Andrea Bocellin. Një vokal i shkëlqyer, produksion i shkëlqyer dhe një këngë shumë e mirë!”, shkruan Malouf për “Karma-n”

 

Artikuj të ngjashëm