Dy projekte shqiptare me të njejtin titull në të njejtën ditë?!

By

Në një terren ku projektet muzikore dhe artistët janë të shumtë në numër, edhe ngjajshmëritë mes këngëve janë të pashmangshme.

Qoftë në ritëm, pjesë teksti apo edhe videoklipe, shpesh kemi dëshmuar projekte që na asociojnë me disa paraprakë.

Por, dy këngë me të njejtin emër nga artistë të ndryshëm, të publikuara në të njejtën kohë?!

Kjo nuk na ka ndodhur deri sot kur në këtë mënyrë kanë vepruar Gent Fatali dhe reperi Elinel.

Dyshja kanë vendosur, me pajtueshmëri që të publikojnë këngët me titullin ‘Sa jena t’ri’ në kohë të njejtë në mënyrë që të shmangen thashethemet mbi një kopjim të supozuar.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë reperët përmes rrjeteve sociale, pak para publikimit të krijimieve muzikore.

@officialelinel its all love brudddi respekt. #SaJenaTRi

A post shared by Gent Fatali (@gentfatali) on


Këngët tashmë janë të publikuara në Youtube dhe meqenëse s’janë ndarë vetë, s’po i ndajmë as ne në dy shkrime të ndryshme, duke ua sjellur të dyja të plota më poshtë. /Prive.al

https://www.youtube.com/watch?v=u3NuicG4KrU

Artikuj të ngjashëm