Mosmarrëveshjet mes Bardhit dhe menaxherit të tij Jetmir Agaj duket se ende nuk kanë mbaruar.
Kështu ka bërë të ditur partnerja e Bardhit, Sara Gjordeni.
Sara ka ndarë një postim në Instagram dhe njoftoi se Bardhit i është marrë llogaria nga menaxheri i tij Jetmir Agaj. Arsye kjo për shkak të tentativave të sulmeve kibernetike.
Sara u shpreh se Instagrami iu mor në një moment kur ai ka më shumë nevojë të punojë në karrierë, teksa pret edhe të bëhet baba.
Madje u kërkoi ndjekësve që të gjithë ta heqin nga lista e ndjekësve të tyre Bardhin.
Shihni postimin e plotë më poshtë! /Prive.al