Probleme me thinjat? Ja një zgjidhje efektive

By

Shfaqja e thinjave është një fenomen i zakonshëm natyror që shfaqet në mosha të caktuara, më shpesh pas të tridhjetave.

Flokët e thinjura lidhen kryesisht me plakjen, por humbja e pigmentit në flokë nuk lidhet domosdoshmërish me moshën.

Madje, së fundmi shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar mekanizmin pas flokëve të thinjura, i cili mund të ndihmojë në zhvillimin e një trajtimi për të ndryshuar qelizat për të rikthyer ose ndaluar procesin.

Nëse doni që thinjat mos të duken, aplikoni xhel për vetullat në rrënjën e flokëve.

Parukieri Matt Newman nga Nju Jorku rekomandon xhelin si një produkt të pazakontë që do të fshehë rrënjët gri dhe do t’i bëjë flokët më të plotë.

Kur xheli i vetullave ishte shumë i errët, atij i lindi ideja ta përdorte te rrënja të qimeve të rralla për t’i bërë ato të dukeshin më të plota dhe kjo funksionoi.

Nëse përdorni xhelin në rrënjët e flokëve, keni dy përparësi në të njëjtën kohë: ngritjen dhe mbulimin.

Fsheh thinjat dhe i jep pamje të re flokëve. Sigurisht, ngjyra e xhelit duhet të përputhet me ngjyrën e pjesës tjetër të flokëve.

Artikuj të ngjashëm