Hani këto ushqime për imunitet të fortë gjatë dimrit

By

Ardhja e dimrit mund të përkeqësojë disa kushte shëndetësore si artriti dhe sëmundjet e lëkurës si thatësia, ekzema dhe psoriasis.

“Një imunitet i fortë në dimër nuk është vetëm për të penguar të sëmuremi, por edhe për të ruajtur shëndetin e lëkurës, flokëve dhe kyçeve. Individët me artrit i frikësohen dimrit, sepse me uljen e temperaturave, dhimbjet e tyre të kyçeve rriten. Në mënyrë të ngjashme, tharja e lëkurës, ekzema, dhe shpërthimet e psoriazës përkeqësohen gjatë dimrit,” thotë Luke Coutinho, Trajner për një jetë të shëndetshme.

Ushqime si hurma, arrat, mustarda, perimet me rrënjë sigurojnë që të mbajnë larg probleme të tilla shëndetësore gjatë stinës së dimrit.

“Shumë ushqime mund të ndihmojnë në luftimin e muajve të ftohtë të dimrit dhe plotësojnë nevojën për të modifikuar të ushqyerit në trup. Zakonet dietike do të luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit dhe imunitetit të mirë këtë sezon. Por është e rëndësishme të theksohet se edhe pse i konsumojmë këto, një dietë e ekuilibruar duhet të mbahet gjatë gjithë vitit me marrjen e një game të gjerë artikujsh ushqimorë”, thotë Dr Siddhant Bhargava, shkencëtar i fitnesit dhe të ushqyerit.

Këtu janë disa ushqime që sugjerohet ti konsumoni gjatë dimrit që minimizojnë problemet shëndetësore gjatë motit të ftohtë, shkruan Hindustantimes, transmeton Klankosova.tv.

Patatja e ëmbël është e pasur me fibra, vitaminë A, kalium dhe me lëndë ushqyese. “Konsumimi i rregullt mund të ndihmojë në shërimin e kapsllëkut, në ndërtimin e imunitetit dhe mund të zvogëlojë inflamacionin”, thotë Bhargava.

Hurmat mund të përdoren edhe në ëmbëlsira të ndryshme si një ëmbëlsues natyral dhe kanë shumë përfitime shëndetësore. Si dhe janë veçanërisht të dobishme për pacientët me artrit. “Të pasura me kalcium, hurmat ndihmojnë në mbajtjen e kockave dhe dhëmbëve të fortë gjatë ditëve me re. Ato gjithashtu kanë një rol të rëndësishëm në parandalimin e problemeve që lidhen me kockat.” shprehet Bhargava.

Përfshirja e tyre në ushqimet e mëngjesit dhe të mbrëmjes rrit qëndrueshmërinë në mënyrë që të mos ndiheni letargjik dhe të plogësht gjatë ditëve të ftohta të dimrit. Ndër shumë përfitime të tjera, hurmat ushqejnë lëkurën dhe mbajnë nën kontroll nivelin e lagështisë gjatë ditëve të dimrit.

Brokoli dhe lulelakra, të mbushura me fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë të dobishëm, ndihmojnë në mbrojtjen kundër sëmundjeve të dimrit. “Të pasura me vitaminë C, të dyja këto perime nxisin funksionin imunitar të trupit. Ato janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i fibrave dietike që luajnë një rol të madh në kontrollin e sheqerit në gjak, shëndetin e tretjes dhe të zemrës”, thotë Bhargava.

“Perimet me rrënjë janë një burim i pasur i beta karotenit, fibrave, kaliumit dhe manganit, vitaminave B dhe antioksidantëve. P.sh., patate të ëmbla, panxhar, rrepë dhe karrota. Duke folur nga ana energjike, këto perime janë të shkëlqyera.”, thotë Coutinho.

Gjatë dimrit, marrja e rregullt e frutave të thata, ndër të tjera, siguron një sistem nervor aktiv dhe ndihmon për të mbajtur zemrën dhe mendjen të shëndetshme. Për shembull, bajamet dhe arrat ulin kolesterolin e keq, kontrollojnë nivelet e sheqerit në gjak dhe reduktojnë inflamacionin. Bajamet janë të pasura me vitaminë E, antioksidantë dhe magnez, ndërsa arrat janë një burim i madh i Omega-3.

Artikuj të ngjashëm