Probleme me shëndet? Vizitat e shpeshta në spital shqetësojnë fansat e Shakira-s

By

Shakira ka shkaktuar shqetësim për gjendjen e saj shëndetësore, për faktin se javët e fundit ka vizituar shpesh një spital në Barcelonë, sipas podcast-it Mamarazzis, ku gazetaret Laura Fa dhe Lorena Vazquez shprehën shqetësimin e tyre për këngëtaren kolumbiane.

“Ne kemi marrë fotografi, informacione, se çdo javë ajo viziton klinikën Teknon në Barcelonë,” thanë Fa dhe Vázquez në podkastin e tyre të mërkurën.

Ndonëse fillimisht mendohej se arsyeja ishte vizita e babait të saj William Mebarak, i cili së fundmi pësoi një rënie të rëndë dhe aktualisht është duke u shëruar.

Shakira nuk po shkon në spital për të atin.

“Nuk është për shkak të babait të saj. Ajo nuk ka shkuar të takojë asnjë pjesëtar të familjes dhe është e vërtetë që ka shkuar edhe vetëm”, ​​thanë Fa dhe Vazquez. “Nuk e dimë se çfarë nuk shkon me të. Ndoshta është thjesht një çështje estetike, që ajo dëshiron të përgatitet për turneun e ri, ose ndoshta është një problem shëndetësor. Nuk e dimë”.

Nga ana e saj, këngëtarja nuk ka bërë asnjë koment për këtë çështje, ndërsa ka promovuar këngën e saj të re: “Monotonía”, një këngë që me sa duket ka të bëjë shumë me ndarjen e saj martesore me Gerard Pique dhe u publikua që nga kjo e mërkurë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm