Prive zbulon: Tolgahan Sayisman të mërkurën vjen në Kosovë, detajet

By

Njëri prej aktorëve më të njohur turk në Kosovë, si dhe më i pëlqyeri nga femrat shqiptare, të mërkurën vjen në Kosovë.

Bëhet fjalë për Tolgahan Sayisman që në Kosovë njihej si Qënari për shkak të rolit të tij në serinë e famshëm “Lale”.

PRIVE.AL merr vesh se artisti i famshëm vjen të mërkurën në shtetin tonë madje do të vizitojë edhe Prizrenin.

Ende nuk dihet arsyeja e saktë e vizitës megjithatë, mbase shumë adhurues/e të tij do të kenë mundësi ta shohin.

Ndryshe, Tolga është i martuar me modelen shqiptare Almeda Abazin. Muaj më parë, çifti mirëpriti djalin e tyre të parë i cili quhet Efehan.

Vlen të përmendet që aktori ka qenë bashkë me modelen në Shqipëri por në Kosovë do të jetë hera e parë./Prive.al

View this post on Instagram

Dunyanin en guzel banyosu ❤️🧿

A post shared by Tolgahan Sayışman (@tsayisman) on

Artikuj të ngjashëm