Ekskluzive: Ky reper shqiptar po sjellë këngë me Bebe Rexhën

By

Po po, mirë e lexuat titullin.

Një reper shumë i famshëm shqiptar së shpejti pritet të sjellë bashkëpunimin e parë me këngëtaren shqiptare të njohur në botë, Bebe Rexhën.

Bëhet fjalë për Mc Kreshën.

Siç merr vesh PRIVE.AL, kënga është incizuar rreth 1 muaj e gjysmë dhe pritet të publikohet me shpejtë se që e kemi menduar.

Burime të PRIVE.AL kanë thënë se kënga pritet të jetë një hit i padiskutueshëm, marrë parasysh faktin edhe të dy emrave me bagazh të gjatë në muzikë dhe talent të jashtëzakonshëm në këtë fushë.

Kënga e fundit e Mc Kreshës është në duet me Art Abazin me titull “Enigmë” dhe përveç kësaj, ishte shumë aktiv gjatë verës duke sjellë bashkëpunim edhe me Taynën dhe Lyrical Son dhe disa projekte të tjera muzikore.

Ndërsa, Bebe Rexha ishte jashtëzakonisht e komentuar si në muzikë ashtu edhe në pamje.

Së fundmi, ajo ishte në ballinat e shtypit rozë për shkak të një fotografie me të brendshme në ditën kur po festonte 30 vjetorin e saj të lindjes.

E më pas, edhe më këngët e lëshuara javë më parë si “Not 20 Anymore” dhe “You Can’t Stop the Girl” para pak ditësh./Prive.al

PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm