Në mesin e një muaji të acartë, Ledri Vula na ‘ngrohu’ me postimet e fundit në rrjete sociale ku shfaqet nën diellin përvëlues të Karaibeve.
Pas koncerteve të shumta, reperi i njohur ka vendosur të pushojë për ca ditë në Meksikë, siç edhe ka treguar në rrjete sociale.
E në fotot e ndara me ndjekësit, reperi shfaqet vetëm mirëpo i tillë nuk është në Meksikë.
Ai pushimet po kalon me prindërit dhe jo vetëm. Bashkë me Ledrin, zonjën Xheri e regjisorin Agron Vula në Meksikë janë edhe një familje tjetër, që siç mëson Prive.al është ajo e mikeshës së rinisë së Xherit që jeton në Amerikë.
Dy familjet që sapo kanë nisur pushimin e tyre një javor duket se po shijojnë çdo moment në plazhet përrallore të Karaibeve. /Prive.al/