Dren Abazi i kthehet Prishtinës – koncert i paharrueshëm në kryeqytet

By

Zgjodhi Gërminë për t’i mbledhur të gjithë adhuruesit e muzikës së tij.

Mbrëmja e 12 Korrikut, solli Dren Abazin në Prishtinë pranë njerëzve që e duan muzikën e tij melankolike.

View this post on Instagram

Gjithcka gati per sonte!😎 Dyert hapen ne 20:00

A post shared by Dren Abazi (@drenabazi) on

Me bend të zgjedhur, në një skenë gjigante dhe me ndriçim fantastik, Abazi performoi live hitet e tija i shoqëruar edhe me kitarë.

Si gjithmonë, kishte zgjedhur të vishte një kostum elegant, ndërsa i ulur në karrige bëri atë që bën më së miri: MUZIKËN.

Në audiencë kishte qindra njerëz, të cilët i dhanë shumë dashuri Abazit, ndërsa ai, i ka falënderuar të gjithë përmes një dedikimi të publikuar në profilin e tij në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm