Bleona Qereti ka paralajmëruar fansat e saj se po i rikthehet muzikës, me prurje të reja.
Hapi i parë në këtë premtim është realizimi i videoklipit të këngës “Haters” e cila u publikua më 27 shtator të vitit të kaluar.
Aso kohe ajo kishte paralajmëruar këngën e re me një postim të gjatë në llogarinë e saj në Instagram duke shkruar:
“Kënga ime e re do të publikohet në datë 27 shtator. Kam vendosur të flas për një fenomen që është bërë pjesë e jetës së çdo personi që përdor rrjetet sociale, veçanërisht personazhet e njohur. Jo të gjithë ne kemi kurajën të zbulojmë se çfarë është në të vërtetë: Një kancer digjital! Jam duke folur për komentet të mbushura me urrejtje nga njerëz të mjerë, të cilët shumicën e kohës shkruajnë nga llogari false duke përdorur WiFi falas. Këta dështakë nuk kanë as kurajën të përdorin emrat e vërtetë dhe kjo është e vetmja mënyrë për të justifikuar dështimin e tyre në jetë duke ju drejtuar gishtin të tjerëve, që në të vërtetë kanë punuar fort për të arritur aty ku janë! P.S: Ju fal të gjithëve, sepse nëse më ndiqni ju jeni fansa.”
Tani ajo po punon në videoklipin e kësaj kënge dhe Prive ka siguruar disa foto ekskluzive se si do të duket ajo brenda videoklipit të ri që do të lansohet shumë shpejt, me 1 mars. /Prive.al