Para pak ditësh, Almeda dhe burri i saj Tolgahan, u bënë prindër për herë të parë.
Modelja dhe aktorja shqiptare solli në jetë djalin e saj të cilit ia ka lënë emrin Efehan.
Almeda lindi në njërin prej spitaleve më të njohura të Turqisë ku edhe iu bë një pritje madhështore nga familjarët e saj.
Në fotografitë e postuara nga vet aktorja, shihen detaje të dekoruara jashtëzakonisht bukur dhe në mënyrë të veçantë për foshnjën e çiftit të famshëm.
Ky është fëmija i parë i Almedës dhe Tolgahan./Prive.al