Ndonëse martesa e Nicki Minaj dhe Kenneth “Zoo” Petty ishte shumë private, çifti planifikon në të ardhmen një dasmë të madhe për familjen dhe miqtë.
Çifti e ka kurorëzuar dashurinë e tyre më 21 tetor në një rezidencë private në Los Angeles, derisa TMZ kishte raportuar se i pranishëm, pos nuses dhe dhëndrrit, ishte vetëm pastori.
Por, duket se arsyeja e vetme pse Minaj dhe Petty kanë vendosur të kurorëzohen pa praninë e familjarëve dhe miqve ishte vetëm për shkak se licensa e martesës së tyre ishte afër skadimit.
Reperja kishte njoftuar në muajin korrik se ajo dhe Kenneth kishin marrë një licensë për martesë në Los Angeles. Këto licensa zgjasin vetëm 90 ditë, prandaj nëse çifti nuk do ta shfrytëzonte së shpejti do të duhej të riaplikonin edhe njëherë nga fillimi.
Sipas disa burimeve të afërta, ndonëse çiftit nuk po i ngutet për dasmën e tyre, ata me siguri se duan ta bëjnë një dasmë të madhe.
Reperja ka njoftuar në Instagram se ajo dhe Kenneth janë kurorëzuar duke e postuar një video ku shiheshin dy filxhanë të mëdhenj ku shkruhej “Zonja” dhe “Zotëriu” dhe dy kapele bejsbolli, njëri me ngjyrë të bardhë ku shkruhej “Nusja” dhe tjetri me ngjyrë të zezë ku shkruante “Dhëndrri”.
Minaj dhe Petty njihen qysh prej kur ishin tinejxherë. Në fund të vitit 2018, reperja e njohur e kishte konfirmuar se ata ishin në lidhje dashurie.