Zhvillime të reja nga çifti i ri i estradës

By

E nisën me foto misterioze ku shiheshin bashkë derisa u zbuluan nga Klan Kosova se realisht përbëjnë çiftin më të ri në estradë.

Majk dhe bukuroshja nga Prishtina, Majlinda Zeka, me fotot nuk i lanë hapësirë dilemave se janë bashkë.

Por, megjithëse dyshja nuk u prononcuan për këtë pjesë, zhvillime të reja ka pasur së fundmi.

Pas raportimeve në Klan Kosova, Majk e Majlinda nuk po fshihen dhe këtë e ka vulosur vajza me një postim në Snapchat të cilin e ka siguruar Prive.al.

Aty, shihet Majk në një prej ditëve të zakonshme teksa pinë kafe bashkë.

Mbetet të shihet se si do rrjedhin gjërat dhe mbi të gjitha, sa do t’i rezistojë kohës kjo lidhje.

 

Artikuj të ngjashëm