Pritej të performonte në Eurovision, por ardhja e Madonës mbetet në pikëpyetje

By

Ditë më parë, mediat ngado kishin nisur të raportonin se mbretëresha e muzikës pop Madonna, do të performonte në skenën e madhe të festivalit europian të këngës.

Ndërsa ky informacion u konfirmua nga organizatorët e Eurosongut, të cilët thonë se artistja duhet të nënshkruajë kontratën para shfaqjes.

“Bashkimi Evropian i Transmetimeve nuk ka konfirmuar kurrë performancën e Madonnës. Nëse nuk kemi një kontratë të nënshkruar, ajo nuk mund të shfaqet në skenën tonë”, tha Jon Ola Sand, mbikëqyrës ekzekutiv i Eurosongut.

Mirëpo në anën tjetër, edhepse nuk ka pasur kontratë, Madonna pritet të arrijë në Tel Aviv të mërkurën për t’i filluar provat sipas Jerusalem Post. Po ashtu thuhet se ajo është paguar 1 milion dollarë për të performuar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm