Prisni pak, projekti i Vogue flet shqip falë Duas?

By

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa në sitcomin e saj debutues me Vogue nuk e ka harruar sërish origjinën.

Në serinë e parë, gjuha shqipe është e përfshirë teksa për audiencën për të cilën është realizuar ky episod, titrat janë të bashkëngjitura në gjuhën angleze.

Teksa shpalosë koleksionin e ri përmes skenave të sitcomit ‘Bota e Duas’ në pjesën përmbyllëse dëgjohet biseda në shqip mes kafshëve.

‘Më në fund ajo veshi Marc Jacobs. Nuk po më shikon më si më parë. Po më mahnitë Dua’ – dëgjohet pjesa në gjuhën amtare.

Këngëtarja që është në majë të suksesit duket e ka zgjedhur që edhe për një tjetër herë të sigurohet se lë copëza të identitetit të saj në punët që bën dhe ne s’mund të ishim më krenarë se kaq. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm