Eva Ndojën e Daniela Kamberin është e rrallë të mos i shohësh së bashku.
Dy shoqet janë të pandara për çdo hap teksa edhe shumicën e imazheve në rrjete sociale i kanë së bashku.
E një ‘pauzë’ ditëve të fundit bëri që të vihet në dilemë relacioni mes dyshes meqenëse u përhapën fjalë se ato janë prishur.
Megjithatë, në këtë aspekt nuk ka ndonjë risi meqenëse vajzat vazhdojnë të jenë akoma mikesha të mira dhe këtë e kanë vulosur në një varg postimesh në Instagram ku tallen me fjalët e shpërndara se më nuk flasin me njëra-tjetrën.
Miqësia, prej më fortave në estradën shqiptare vazhdon… /Prive.al/