Leonora Jakupi pranon mirënjohje nga kryetari i Skenderajt

By

Leonora Jakupi këngëtarja shumë e dashur, po ndjehet tejet e nderuar për mirënjohjen që pranoi nga kryetari i vendlindjes së saj Bekim Jashari.

Në manifestimin e zgjedhjeve të laureatëve të sportit për vitin 2019, në Skenderaj, një mirënjohje u nda edhe për artisten Leonora Jakupi.

Për të shfaqur përulësinë dhe nderin, këngëtarja postoi në llogarinë e saj në Instagram duke shkruar, “Në përmbyllje të vitit 2019 Faleminderit vendlindja ime!”

Ajo po ashtu postoi edhe një shkrepje tjetër, teksa shihet tek pranon mirënjohjen në fjalë.

Kujtojmë që projekti i fundit i këngëtares është një bashkëpunim me Sabri Fejzullahun të titulluar “Simpatia e shkollës” i publikuar rreth një muaji më parë. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm