Prindër sërish: Çifti i famshëm të lumtur për fëmijën e dytë (VIDEO)

By

Rreth më shumë se një vit më parë, ata ishin kryelajmi i mediave rozë ngase po bëheshin prindër dhe dashuria e tyre e bukur po kurorëzohej edhe me një fëmijë.

Image result for chrissy teigen and john legend baby

Këngëtari i famshëm John Legend dhe bashkëshortja e tij, modelja Chrissy Teigen, janë prindër të një vogëlusheje tejet simpatike me emrin Luna.

Ndërsa tani, kur Luna ka filluar t’i bëjë hapat e saj të parë, në jetën e tyre do ketë edhe një tjetër bekim.

E këtë njoftim kaq të bukur, e dha Tiegen përmes një videoje në Instagram, ku bën një bashkëbisedim me vogëlushen e saj.

Image result for chrissy teigen and john legend baby

Chrissy i drejtohet Lunës duke treguar nga barku: “Çfarë ka aty?”, “Bebi”- thotë vogëlushja e ëmbël.

Tashmë u bë e ditur edhe kjo, çifti i famshëm po presin fëmijën e dytë dhe kjo është një arsye për ta për të qenë shumë të lumtur, ngase për shtatzëninë e parë, ata ishin ballafaquar me disa probleme shëndetësore dhe ardhja e Lunës në jetë, ishte një rrugëtim i gjatë e plot sfida. /Prive.al

it’s john’s!

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen) on

 

 

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm