E çuditshme dhe e panevojshme: Victoria Beckham editon foton e djalit

By

Victoria Beckham së fundmi është përqeshur nga ndjekësit e saj në rrjete sociale, për foton që ndau ku shihen djali i saj, Brooklyn dhe e fejuara e tij, Nicola Peltz.

“Çifti më i ëmbël nën perëndimin e diellit”, shkruan ajo nën foton e ndarë në Instagram, ku ka etiketuar edhe dyshen.

Një ditë më vonë, nusja e saj e ardhshme ndau një imazh pothuajse identik me një sfond të ndryshëm, gjë që bëri që fansat të vinin re editimin e dukshëm.

E në fakt, shumë nga ndjekësit theksuan se ky editim ishte tejet i çuditshëm dhe i panevojshëm.

Shpesh jemi mësuar të shohim të famshëm që editojnë trupin dhe fytyrën e tyre, mirëpo të editosh gjithë prapavijën e të pretendosh se është e vërtetë, nuk ka ndodhur shpesh.

Artikuj të ngjashëm