Princi William u infektua me koronavirus por e mbajti të fshehtë

By

Princi William u infektua me Covid-19 në muajin prill, por u mbajt sekret. Lajmi u bë i ditur nga Bbc dhe Sun, duke cituar burime nga Kensington Palace, ndërsa vetë pallati mbretëror refuzon të flasë për këtë ngjarje.

The Sun raportoi të hënën se William, 38 vjeçar, ishte ‘goditur’ fort nga COVID-19 gati shtatë muaj më parë. Në dritën e faktit se babai i tij Princi Charles, 71 vjeç, ishte kontraktuar me virusin pak para diagnozës së tij, William nuk donte të alarmonte më tej publikun me lajmin që ai gjithashtu u sëmur.

William u shikua nga mjekët mbretërorë në shtëpinë e tij në fshat, Anmer Hall, ku u bë karantinë në javët e para të pandemisë. Princi nuk kishte nevojë të vizitonte spitalin, ndërkohë as Kate Middleton dhe as fëmijët e tyre, Princi George, 7 vjeç, Princesha Charlotte, 5 vjeçe dhe Princi Louis, 2 vjeç, nuk kontraktuan virusin.

Artikuj të ngjashëm