Reperi i njohur Prince Double H, sapo ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar ‘Me kan une’.
Kënga mban vulën e JamBeatZ kurse për tekstin është përkujdesur vetë Hyseni.
‘Me kan une’ flet për tendencën që reperët e tjerë, sipas Prince Double H, e kanë për t’i bërë gjërat pasi që ai vetë i ka provuar e kaluar.
Ky krijim pason ‘Hakmarrja’ që trajtoi një temë shumë të ndjeshme për popullin shqiptar. /PRIVE.AL/