Princ Leka dhe Elia Zaharia bëhen prindër për herë të parë.

By

Mëngjesin e kësaj të enjteje, çifti mirëpritën fëmijën e tyre të parë, e cila është një vajzë që do të mbajë emrin Geraldinë.

Familja mbretërore ka reaguar zyrtarisht për lindjen e Elia Zaharias duke thënë se ajo dhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë.  Elia solli në jetë vogëlushen të cilën e pagëzoi me emrin Geraldina. Në reagimin publik, familja mbretërore falenderon të gjithë ekipin mjekësor që ndihmuan Elian që të lindte foshnjen në spitalin “Mbretëresha Geraldinë”.

Njoftim Zyrtar: Familja Mbretërore Shqiptare është e lumtur të bashkëndajë lajmin e lindjes së Lartësisë së Saj Mbretërore Princeshës Geraldinë që u erdhi në jetë Lartësive të Tyre Mbretërore Princit Leka të Shqiptarëve dhe Princeshës Elia, ditën e enjte, 22 tetor 2020, ora 09:30. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm