Katër nominime për Dua Lipën në një event për ndarje çmimesh

By

Suksesi për Dua Lipën nuk ka të ndalur. Pas katër nominimeve në “MTV EMA”, Dua pritet të dalë fituese në një nga kategoritë në “LOS40 Music Awards”.

Best Artist, Best Album, Best Song dhe Best Video janë nominimet që ka marrë këngëtarja në këtë festival kaq të rëndësishëm. “Jam shumë e emocionuar që jam nominuar në 4 kategorinë LOS40 Music Awards 2020 për Best Artist, Best Album, Best Song dhe Best Video! Shumë faleminderit! Ju dua Spanjë”, ka shkruar Dua në postimin e saj në Instagram. Pak ditë më parë, artistja me origjinë shqiptare u nominua në “ARIA Awards 2020” për “Artisti më i mirë internacional”.

Artikuj të ngjashëm