Prezantuesja e njohur për pak humbi jetën vetëm se iu shërbye ushqimi i gabuar!

By

Bethenny Frankel pësoi një reaksion alergjik kërcënues për jetën, për të cilin ajo thotë se e la vajzën e saj 11-vjeçare, Bryn, “të traumatizuar”.

“Vajza ime që tmerrohej ndërsa unë flija ishte pjesa më e keqe, por ajo po mëson të jetë e sigurt dhe e përgatitur se si të veprojë në një krizë”, shkroi në Twitter të dielën 51-vjeçarja.

“Për më tepër, unë kam platformën për t’u kujtuar njerëzve që të jenë të kujdesshëm dhe të kenë një plan mjekësor kur udhëtojnë. Kini gjithmonë informacionin e personit që përgjigjet në çdo kohë.”

Frankel zbuloi në një seri videosh në Instagram Stories se ajo shkoi për darkë gjatë një udhëtimi të shtunën mbrëma, dhe Bryn i tha kamerierit të tyre se nëna e saj ishte “kishte alergji vdekjeprurëse ndaj peshkut”. Ata porositën nga një menu vegane.

Megjithatë, kamerieri aksidentalisht i solli yllit të realitetit pjatën e gabuar, e cila rezultoi në një reaksion alergjik. Frankel tha se peshku ishte brenda një piteje perimesh, por e kuptoi “shumë vonë”.

“Unë jam gjallë,” u tha Frankel ndjekësve të saj, duke shtuar se “ishte thjesht një situatë shumë traumatike dhe një situatë mjekësore natën vonë me vajzën time që ishte shumë e shqetësuar dhe e frikësuar”.

Themeluesja e BStrong tha në TikTok se vajza e saj ishte “traumatizuar” nga ajo që ndodhi, duke shtuar në Twitter se “ndjenja e përgjegjësisë për të administruar EpiPenin dhe frika gjatë gjithë natës ishte tronditëse për të”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm