“I gjykon njerëzit për nga pamja”, e pyeti Kevi Kadilli në emisionin e tij Flakë Fare në Top Channel, gazetaren e moderatoren e Thumb Aulona Mustën.
E më pas, prezantuesi i Top Channel u hodh në një konkluzë e cila mund të jetë ofenduese për plot njerëz.
“Fobia ime më e madhe janë njerëzit e shëmtuar. Ata janë të palumtur dhe janë njerëz të këqij”, ka thënë Kadilli gjatë intervistës me Aulonën.
Ndërsa ajo përgjigjet:”Bukuria është relative, është me rëndësi të ndjehesh mirë me veten tënde. Mendoj që ka njerëz të bukur, e të shëmtuar që mua më duken të tillë, por s’do guxoja kurrë t’ia thosha këtë gjë, sepse është thjesht përshtypje e imja”.