Numërimi mbrapa për BBVK 2 ka filluar!

By

Me vjeshtën në prag, përgatitjet janë në maksimum për sezonin e ri televiziv, i cili në Klan Kosova vjen me plot risi.

E gjëja që pritet me kërshërinë më të madhe pa dyshim që është sezoni i dytë i Big Brother VIP Kosova.

Pas një suksesi absolut në sezonin e parë që theu rekorde të shikueshmërisë në shifra që tejkaluan 90% të audiencës “share”, gjithçka po bëhet gati për të nisur edhe më shpejt sezonin e dytë.

Ndërkaq, vetë Alaudin Hamiti që gjithë kohën ia ka dedikuar sjelljes në jetë të këtij produksioni masiv ka një lajm të mirë për ndjekësit.

Moderatori ka ndarë një postim në Instagram ku shkruan, “Numerimi mrapa ka filluar! Aventurat e panjohura, emocionet e papritura në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Se shpejti!”.

Së shpejti BBVK 2 do të na mbajë të ngujuar para ekraneve me personazhe tepër interesantë. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm